blog-post

Postuar më: 21-02-2024

Moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i katërt: Procedura penale ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës

Më 21 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK”, në mbështetje të trajnuesit z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

  • gallery

Shpërndaje :