blog-post

Postuar më: 13-02-2024

Moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i tretë: Procedura për dhënien e urdhërit ndëshkimorë

Më 13 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK”, në mbështetje të trajnuesit z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: llojet e dënimeve dhe masave që mund ti kërkoj prokurori me kërkese për dhënien e urdhrit ndëshkimor, hedhja e kërkesës për urdhër ndëshkimor, a ktgjykimi për urdhër ndëshkimor dhe dërgimi i aktgjykimit për urdhër ndëshkimor dhe kundërshtimi i tij.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :