blog-post

Postuar më: 07-06-2024

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i pestë- Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake në caktimin dhe vazhdimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale

Më 07 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe urdhëra dhe vendime për ngrirjen dhe sekuestrim të përkohshëm të aseteve. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :