Moduli: Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor, sesioni i pestë: Roli i prokurorit në fjalën përfundimtare
Më 21 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: roli i prokuroi të shtetit në fjalën përfundimtare dhe përgatitja dhe prezantimi i fjalës përfundimtare.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 21-02-2024