Moduli: Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i katërt: Shqyrtimi gjyqësor
Më 13 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Mënyra e drejtë te çështjet që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor, dispozitat e kpp gjatë shqyrtimit gjyqësor, përpilojnë në mënyrë praktike një procesverbal të shqyrtimit gjyqësore dhe evitojnë disa nga dilemat eventuale që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 13-02-2024