blog-post

Postuar më: 12-07-2024

Moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni i parë: Përgatitja për shqyrtimin gjyqësor

Më 12 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnim teorik nga moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor dhe ruajtja e sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare që mbrohet me ligj.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :