blog-post

Postuar më: 17-07-2024

Moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni katërt: Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor

Më 17 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i shqyrtimit gjyqësor, paraqitja e provave dhe seanca për caktimin e dënimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :