Moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i parë: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit
Më 26 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit dhe Aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues mund të ankimohen.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 26-02-2024