Modulin – Rregullat e komunikimit, sesioni i dytë: Bazat dhe llojet e komunikimit
Më 13 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Bazat e komunikimit, llojet e komunikimit, llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal, dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, problemet në komunikimin interpersonal dhe rregullat e komunikimit të mirë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 13-02-2024