Nën moduli: Aktakuza procedura e shqyrtimit, sesioni i parë: Aktakuza
Më 09 janar 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i aktakuzës, llojet e akteve akuzuese, aktakuza e drejtëpërdrejtë, aktakuza pas hetimit, aktakuza me kërkesë për dhënien e urdhërit ndëshkimorë, aktet tjera qe bëjnë të mundur ngritjen e aktit akuzues dhe propozimi i të dëmtuarit për ndjekjen penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 09-01-2024