blog-post

Postuar më: 06-02-2024

Nën moduli: Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial- sesioni i dytë- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Më 06 shkurt 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendimet në kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i vendimeve të gjyqkatave kushtetuese në disa vende.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të shtetit të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :