blog-post

Postuar më: 08-02-2024

Moduli – Ngritja e shkathtësive sociale dhe menaxhimi i stresit – sesioni i katërt, Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës

Më 08 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjete është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit, profesor Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, ndikimi i stresit në punë dhe menaxhimi i stresit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar të gjeneratës 2024/2025.

Shpërndaje :