blog-post

Postuar më: 05-02-2024

Nën moduli – Ngritja e shkathtësive sociale të prokurorëve dhe menaxhimi i stresit, sesioni i parë- Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës

Më 05 shkurt 2024, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ngritja e shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe menaxhimi i stresit”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, shkathtësitë mbi ruajtjen e shëndetit mental e fizik mbi mos konsumimin profesional gjatë ushtrimit të profesionit të prokurorit dhe vlera shëndetësore e cila mund të rrënohet më lehtë nga stresi punë dhe si të ruhen e mbrohen ato.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :