blog-post

Postuar më: 06-02-2024

Nën moduli –Procedurat e veçanta sipas KPPK-së, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 06 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK-së” me trajnues z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, çrregullimi mendor i përkohshëm, zhvillimi mendor me ngecje dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe sanksioni sipas KPPK-së

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :