Nën moduli: Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor, sesioni i katërt: Marrja e drejtpërdrejt në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit
Më 05 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: roli i prokurorit të shtetit gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve, marrja e drejtëpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthorët në pyetje dhe rimarrja në pyetje.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 05-02-2024