Moduli: Rregullat e komunikimit, sesioni i parë- Rregullat e brendshme të komunikimit
Më 09 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të brendshëm si një predispozitë për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit dhe faktorët determinues që vështirsojnë komunikimin për brenda institucionit dhe jashtë tij.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 09-02-2024