blog-post

Postuar më: 06-02-2024

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i dytë: Kundërshtimi i provave, krekës për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë

Më 06 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës, paraqitja e aktakuzës së ndryshuar dhe aktvendimet lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

  • gallery

Shpërndaje :