Moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i dytë: Kundërshtimi i provave, krekës për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë
Më 12 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës, paraqitja e aktakuzës së ndryshuar dhe aktvendimet lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2024/2024.
Postuar më: 12-02-2024