Nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i parë: Shqyrtimi fillestar
Më 05 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: shqyrtime të përgjithshme, caktimi i gjyqtarit për ta gjykuar çështjen, kontrollimi i kompetencës dhe i aktakuzës dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 05-02-2024