blog-post

Postuar më: 20-02-2024

Moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni pestë: Fjala përfundimtare, si dhe procedura e marrjes dhe e shpalljes së aktgjykimit

Më 20 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Shqyrtimi fillestar dhe gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fjala përfudimtare, marrja e aktgjykimit dhe Shpallja e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar duke realizuar simulim gjyqësor nga prokurorët e sapo emëruar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapoemëruar 2024/2025.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :