blog-post

Postuar më: 25-02-2025

Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve

Me 25 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve” Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë dhe zyrtar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Shpërndaje :