Procedura e Falimentimit
Më 30-31 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID-it “Drejtësia Komerciale” në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Procedura e Falimentimit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve komercial në fushën specifike të falimentimit me qëllim të krijimit të një praktike gjyqësore të avancuar dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.
Postuar më: 30-05-2024