Procedura Kontestimore
Më 15 prill 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ Procedura Kontestimore”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Proceduren kontestimore, padinë, llojet dhe kundërpadinë.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosoves divizioni Civil.
Postuar më: 15-04-2024