blog-post

Postuar më: 04-12-2024

Procedura penale e kryesve me çrregullime mendore

Më 04 Dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Procedura penale e kryesve me çrregullime mendore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në analizimin e procedurës e cila zhvillohet ndaj kryerësve me çrregullime mendore, ekspertizën, caktimin e masës së paraburgimit të këtyre personave.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga gjitha regjionet.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :