blog-post

Postuar më: 16-04-2024

Procedura Përmbarimore dhe Ndërmjetësimi

Më 16 prill 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ Procedura Përmbarimore dhe Ndërmjetësimi”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi dhe z. Arsim Hamzaj Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedura Përmbarimore dhe problemet praktike të evidentuara duke ofruar zgjidhje konkrete me qellim të harmonizimit dhe unifikimit te vendimeve.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosoves divizioni Civil.

Shpërndaje :