blog-post

Postuar më: 22-05-2024

Procedurat gjyqësore dhe detyrat përkatëse të personelit administrativ, dërgimi i thirrjeve, afatet dhe Prezantimi i llojeve të regjistrave dhe dokumenteve të mirëmbajtura nga stafi administrativ, rregullat dhe mostrat

Më 22 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Procedurat gjyqësore dhe detyrat përkatëse të personelit administrativ, dërgimi i thirrjeve, afatet dhe Prezantimi i llojeve të regjistrave dhe dokumenteve të mirëmbajtura nga stafi administrativ; rregullat dhe mostrat”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, zv. Kryeprokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve në njohurit e përgjithshme lidhur me detyrat përkatëse të personelit administrativ, procedurën e thirrjes se palëve në procedurë, rëndësinë dhe respektimin e afateve procedurale ligjore gjatë punës së tyre, si dhe për llojet e regjistrave të cilët përdoren në Sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial.

Gjatë trajnimit po përdorent metodologjia ineraktive në formë të diskutimit të kombinuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ të sapoemëruar të prokurorive.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :