![blog-post](/media/AA Lajme Dhe Aktivitete/2024/9.jpeg)
Procedurat gjyqësore të shpronësimit
Më 06 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Procedurat gjyqësore të shpronësimit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi dhe z. Burim Shala, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procedurës së caktimit të kompensimit.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.
Postuar më: 06-02-2025