blog-post

Postuar më: 15-04-2024

Program i Trajnimit në institucione jo gjyqësore - Agjencia për informim dhe privatësi

Më 15 prill 2024, në kuadër të programit fillestar respektivisht programit trajnues në institucionet jo gjyqësore, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar, ka realizuar vizitë në “Agjencinë për informim dhe privatësi”, Në fjalën hyrëse Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva- Dërmaku fillimisht ju uroi mirëseardhjen prokurorëve të sapo emëruar, duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me mandatin, rolin dhe kompetencat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë. Po ashtu vizita për qëllim kishte informimin e prokurorëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion. Si pjesë e panelit të diskutimeve ishte edhe z. Valon Kryeziu, Drejtor i Departamentit për informim dhe privatësi i cili i informoj prokurorët rreth kornizës ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit diskret si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe format e përpunimit të të dhënave personale. Fokusi u përqendruar tek trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshëm si ajo e pushtetit lokal për qasje, duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale. Gjatë trajnimit u realizua metoda e bashkëbisedimi ku pjesëmarrësit, bashkërisht me përfaqësuesit nga Agjencia për informim dhe privatësi, diskutuan tema të interesit të përbashkët, që ndërlidhën me punën e tyre në të ardhmen. Përfitues të trajnimit janë prokurorët e shtetit të sapo emëruar të gjeneratës së dhjetë.

  • gallery

Shpërndaje :