Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore, vizitë nga prokurorët e sapo emëruar në Policinë e Republikës së Kosovës
Më 11 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për prokurët e sapoemëruar të gjeneratës së dhjetë, ka organizuar vizitë/trajnimin në Policinë e Kosovës, me trajnues: në mbështetje të përfaqësuesve znj. Tahire Hxholli, Majore në Policinë e Republikës së Kosovës, z. Fatos Rama, Kolonel, si dhe nga përfaqësues tjerë ligjor, z. Fidan Hliti, Drejtor në departamentin e trajnimeve, z. Nijazi Canolli Drejtor në departamentin për hetime të krimit, Sadik Krasniqi Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU dhe z. Driton Merovci. Drejtoria e Planifikimit strategjik dhe çështjeve ligjore, të njëjti shpalosën njohuri nga departamentet e lartë cekura dhe funksionin si dhe sfidat e institucionit.
Vizita në këtë institucion, po ashtu kishte për qëllim që prokurorët e sapoemëruar të njoftohen me mandatin, rolin, strukturën organizative dhe punën praktike të Policisë së Kosovës, në këtë vizitë prokurorët avancuan njohuritë e tyre rreth bazës ligjore të Policisë së Kosovës për krimin e organizuar dhe llojet e hetimeve financiare, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit që ka Kosova me shtetet e tjera, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e policisë e që ndërlidhen me punën e prokurorit ku edhe patën rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, ku një prej çështjeve me rëndësi ishte diskutimi lidhur me krimin kibernetik e po ashtu edhe atë të hetimeve të përbashkëta kufitare. Pjesëmarrësit po ashtu u njoftuan që në të ardhmen gjatë punës së tyre do të kenë një bashkëpunimin të ngushtë dhe të mirëfilltë me Policinë Republikës së Kosovës. Metodologjia e trajnimit vijoi në mënyrë të kombinuar atë të bashkëbisedimit dhe duke ilustruar raste praktike. Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e X).
Postuar më: 11-04-2024