blog-post

Postuar më: 17-04-2024

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në burgun e sigurisë së lartë.

Më 17 prill 2024, në kuadër të Programit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së dhjetë, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në institucionet jo gjyqësore në “ Shërbimin korrektues-Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”. Prokurorët e sapo emëruar u pritën nga Drejtori z. Xhevat Maqastena i cili ju uroi mirëseardhje dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, i njëjti për prokurorët shpalosi historikun e këtij institucioni, funksionin dhe sfidat nëpër të cilat kalon. Nga përfaqësues tjerë të këtij institucioni u shpalosi njohuri ku prokurorët u njoftuan me punën që bëhet në burgun e sigurisë së lartë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që posedon si dhe zbatimi i procedurave. Po ashtu prokurorët vizituan edhe pavijonet, ku i panë nga afër pjesën e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit.

Përfitues të trajnimit janë prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së X.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :