blog-post

Postuar më: 12-04-2024

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore, vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në “Gjykatën Kushtetuese”

Më 12 prill 2024, në kuadër të Programit në vizitat e institucioneve jo gjyqësore për prokurorët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë në “Gjykatën Kushtetuese”. Në fjalën hyrëse z. Nexhmi Krasniqi fillimisht ju uroi mirëseardhjen prokurorëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me temat dhe pyetjet të cilat kanë qenë në interes të prokurorëve, temat të cilat u trajtuan në këtë aktivitet ishin: referimi incidental i rasteve nga gjykatat e rregullta, arsyetimi, si pjesë e të drejtës për një gjykim të rregull, kriteret për gjykim në kohë të arsyeshme dhe aktgjykimet e GJK si precedent për rastet tjera. Në fokus ishte edhe një dilemë e pjesëmarrësve pyetja se a është "Gjykata Referuese" gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues apo tere trupi gjykues dhe se a duhet marre aprovimin e kryetarit te Gjykatës referuese për dërgimin e çështjes ne Gjykatën Kushtetuese? Për këto dhe pyetje tjera u përgjigj një nga këshilltarët e Gjykatës Kushtetuese. Vizita kishte qëllim për forcimin e kapaciteteve reciproke dhe shkëmbimin e përvojave më të mira, metodologjia ishte e formës interkative.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës X

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :