Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Prokurorëve të sapo emëruar tek Avokati i Popullit
Më 15 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar ka realizuar vizitë për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së dhjetë në “Institucionin e Avokatit të Popullit”. Prokurorët u pritën nga përfaqësues të këtij institucionit znj, Anita Çavdarbasha-Korenica zëvendëse e Avokatit të Popullit dhe znj, Shqipe Mala, Drejtoreshë në departamentin për mekanizmin Kombëtar për parandalimin e torturës, të cilat shpalosën historikun, funksionin dhe sfidat që ka ky institucion në raport me sistemin prokurorial. Qëllimi i kësaj vizite nga prokurorët e sapo emëruar ishte që të përfitojnë njohuri lidhur me procedurat e hetimit të ankesave në pretendimet e qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut, e deri te përgatitja e rekomandimeve për rastet e tilla. Gjithashtu u trajtuan puna e mekanizmit kombëtar për parandalim të torturës raporte me rekomandime të dala nga trajtimi i ankesave dhe kërkesave dhe vizitave të rregullta dhe pa paralajmërim në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria. Po ashtu prokurorët u njoftuan edhe me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave në IAP, relacioni në mes IAP-së dhe gjyqësorit, dhe procedurat e pranimit të ankesave dhe shqyrtimi i tyre nëse ankesat, kërkesat apo njoftimet e pranuara janë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të IAP-së. Përfitues të trajnimit janë Prokurorët të shtetit të sapo emëruar të gjeneratës X.
Postuar më: 15-04-2024