blog-post

Postuar më: 19-04-2024

Programi i trajnimit në institucionet jo gjyqësore-Vizitë e prokurorëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës

Me 19 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në vazhdën e vizita në kudër të Programit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata X është duke e realizuar vizitën në Doganën e Republikës së Kosovës. Qëllimi i vizitës është që prokurorët të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën. Me theks të veçantë gjatë trajnimit janë veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal. Po ashtu gjatë kësaj vizite sipas agjendës do të diskutohen edhe veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënja dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Trajnimi është duke u zhvilluar në mbështetje trajnuesve të angazhuar nga Dogana, z. Liridon Buzhala dhe z. Ajet Sejdija.

Përfitues të trajnimit janë Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata X).

  • gallery

Shpërndaje :