blog-post

Postuar më: 20-11-2024

Prokurimi Publik

Më 20-21 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin “Prokurimi Publik”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Admir Shala, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, znj. Lizzy Noonan-Pomada, Prokurore Federale - Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Divizioni Antitrust.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hetimin në rajon, marrëveshjet e fshehta të prokurimit, planifikimi hetimit etj.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarë nga gjykata Supreme, Gjyqtarë nga gjykata e Apelit, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelore, Prokurorë nga PSRK dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :