blog-post

Postuar më: 10-02-2025

Provimi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e njëmbëdhjetë)

Më 10 dhe 11 shkurt 2025, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e XI), po zhvillohet provimi përfundimtar.

Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar sipas Rregullores për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët e sapo emëruar po i nënshtrohen provimit nga modulet e trajtuara gjatë trajnimit.

Në ditën e parë është duke u zhvilluar provimi nga kurikulat: E drejta civile, aftësitë dhe shkathtësitë profesionale dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” ndërsa ditën e dytë do të zhvillohet provimi nga kurikula: “, “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar”.

Provimit përfundimtar është duke u realizuar në Akademinë e Drejtësisë dhe po i nënshtrohen: 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :