blog-post

Postuar më: 21-05-2024

Qasja në mjete juridike efektive

Më 21-22 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Keshillin e Europes, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizojnë trajnimin “Qasja në mjete juridike efektive”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Habibe Salihu, prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Dren Rogova, gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Qëllimi i trajnimit është ngritja e njohurive të pjesëmarrësve për të drejtën si mjet juridik efektiv, i cili është një komponent thelbësor i të drejtave të njeriut sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe instrumenteve të tjera të të drejtave të njeriut.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Prokurorë nga Prokuroria e Apelit, PSRK dhe Themelore.

Shpërndaje :