Realizimi i Programit Praktik të organizuar nga Akademia e Drejtësisë për kandidatet e Shkollës së Magjistraturës së Francës në institucionet gjyqësore të Kosovës
Sot, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, pritni në zyrën e tij dy kandidatet e Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM), znj. Mélanie Lemoine dhe znj. Lorraine Soudrie, të cilat në vazhdën e bashkëpunimit të Akademisë së Drejtësisë me Shkollën e Magjistraturës përmes Ambasadës Franceze në Kosovë do të qëndrojnë në Kosovë nga data 20 shkurt deri më 08 mars 2024.
Gjatë këtij takimi dy kandidatet për gjyqtarë u njoftuan nga z. Enver Fejzullahu dhe znj. Valmira Pefqeli, Udhëheqëse e PTF-së, me organizimin dhe sistemin e programeve të Akademisë së Drejtësisë, sistemin gjyqësor në përgjithësi në Kosovë, si dhe u udhëzuan për vazhdimin e qëndrimit të tyre në institucionet përkatëse.
Postuar më: 20-02-2024