Risitë e Ligjit për Konfliktet Administrative
Më 08 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SIGMA (nismë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar aktivitetin trajnues me temë “Risitë e Ligjit për Konfliktet Administrative”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, z. Andrej Kmecl gjyqtar nga Gjykata Supreme e Sllovenisë dhe z. Zhani Shapo, ekspert kryesor që e ka mbështetur hartimin e ligjit të ri.
Synimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth ndryshimeve që ka sjell Ligji i ri për Konfliktet Administrative.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.
Postuar më: 08-02-2024