18-07-2024

Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë

Këshilli Drejtues i Akademisë së Drejtësisë në takimin e datës 12 korrik 2024 në pajtim me nenin 6 të rregullores nr. 01/2023 për plotesim dhe ndryshimin e Rregullores nr.02/2019 për trajnuesit dhe mentorët e Akademisë së Drejtësisë vendosi të hapë konkurs të  ri për përditësimin e listës së trajnuesve me qëllim përmbushjen e nevojave të zbatimit të Programeve trajnuese të AD-së. 


Prandaj, bazuar në nenin 24 paragrafi 7 të Ligjit Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë, dhe në bazë të nenit 8 dhe 9 të rregullores Nr.02/2019 për Trajnuesit dhe mentorët  dhe  nenit 5 dhe 6 të rregullores Nr. 01/2023  për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores nr. 02/2019 për trajnues dhe mentor e Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të plotësimit të listës së trajnuesve dhe përzgjedhjes së trajnuesve të rinj të përkohshëm, me datë 18.07.2024 njofton për: 

 

Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë

Nëpërmjet kësaj shpallje Akademia e Drejtësisë synon krijimin e një qasje të barabartë për të gjithë të interesuarit, me theks për gjyqtarët, prokurorët si dhe profesionistët e tjerë ligjor që të aplikojnë për angazhim e tyre në cilësi të trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij procesi është ndërtimi i një kuadri të trajnueseve për fushatë e së drejtës, për zhvillimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, si dhe për të vazhduar me një sistem të hapur dhe konkurrues të përzgjedhjes së trajnuesve konform me dispozitat ligjore në fuqi. 

SHPALLJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E TRAJNUESVE TË PËRKOHSHËM NË AKADEMINË E DREJTËSISË

Shkarko

Formular Aplikimi për Trajnues të Përkohshëm të Akademisë së Drejtësisë

Shkarko

Emërtimi i modulit/temës, koncept i shkurtër i problemeve praktike rreth modulit/temës 

Shkarko

Formati i CV 

Shkarko

Shpërndaje :