Shqyrtimi paraprak i padisë
Më 05 nëntor 2026 – Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar tryezën profesionale me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë”.
Kjo tryezë udhëhiqet nga panelistët z. Albert Zogaj dhe z. Qerim Ademaj, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës. Objektivat dhe metodologjia e tryezës:
• Qëllimi kryesor: Avancimi i njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve për zbatimin korrekt të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK). • Fokusi tematik: Prezumimet procedurale që lidhen me gjykatën, palët, objektin e kontestit, si dhe vlerësimi i rregullsisë së padisë. • Metodologjia e punës: Tryeza po zhvillohet përmes metodave të kombinuara të shpjegimit, ku trajtimi i shembujve nga praktika gjyqësore po shoqërohet me diskutime interaktive dhe analizë të rasteve.
Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarët nga Gjykatat Themelore të regjioneve të ndryshme të Kosovës, gjyqtarët nga Gjykata Administrative, si dhe përfaqësues zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

Postuar më: 05-11-2026