Përmbledhja e praktikës gjyqësore është produkt i punës dhe angazhimit të 9 gjyqtarëve, të Gjykatës Supreme të cilët janë angazhuar në identifikimin e shkeljeve më të shpeshta të dispozitave qoftë materiale ashtu edhe procedurale të ligjit nga gjykatat e instancave më të ulëta. Kjo përmbledhje ka për qëllim ofrimin e zgjidhjeve për çështjet dhe dilemat e ndryshme me të cilat ballafaqohen gjyqtarët e instancave më të ulëta duke vënë në pah dispozitat ligjore adekuate në çështjet përkatëse dhe praktikat dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Gjithashtu ka për qëllim edhe harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe zgjidhjen meritore të rasteve në gjykata.
Vendimet e përzgjedhura janë të natyrës penale dhe civile të cilat janë përzgjedhur me kujdes nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës. Në formën si janë paraqitur do të shërbejnë për të gjithë gjyqtarët dhe profesionistët tjerë ligjor si një burim shtesë për rastet e ngjashme dhe platformë e shembujve të hartimit të mirë të vendimeve gjyqësore dhe bërjes mirë të drejtësisë.