Plani i Punës dhe i Performancës ka për qëllim të definojë saktë aktivitetet në zbatim të programeve të AD-së duke marrë në konsideratë kapacitetet dhe resurset që ka ky institucion, përvojën dhe praktikën më të mirë si dhe zhvillimet e reja.
Akademia e Drejtësisë është institucion i veçantë në sistemin e drejtësisë veçanërisht për fuqizimin e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshirë edhe profesionistët tjerë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Për të siguruar punë efikase në ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve tjera të përcaktuara me Ligjin për AD-në për përfituesit e saj, Akademia e Drejtësisë ka përgatitur Planin e Punës për vitin 2022, në të cilin plan janë paraqitur objektivat dhe dinamika e arritjes së këtyre objektivave për këtë vit.