Në kuadër të mandatit ligjor të tij Akademia e Drejtësisë (më tutje AD), si pasardhëse ligjore e Institutit Gjyqësor të Kosovës, që nga viti 2008 ka filluar zbatimin e Programit të Trajnimit Fillestar (PTF), duke organizuar trajnimin për profesionistët që hyjnë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në cilësinë e gjyqtarit dhe prokurorit, pas kalimit me sukses të procesit të rekrutimit. PTF është organi-zuar për pesë gjenerata dhe deri më tani kanë diplomuar 169 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë.