Moduli: Roli i prokurorit në shqyrtim gjyqësor sesioni III, Fjala Hyrëse e Prokurorit
Fusha : Penale
Përshkrimi :
Ky sesion fokusohet në përgatitjen dhe prezantimin e fjalës hyrëse të prokurorit, e cila përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në procesin gjyqësor. Fjala hyrëse i jep mundësinë prokurorit të prezantojë në mënyrë të strukturuar dhe bindëse akuzën, provat dhe qëllimet e tij për procesin gjyqësor. Ky modul përfshin analizën e teknikave të përgatitjes, strukturimit dhe prezantimit të një fjale hyrëse efektive.
Objektivat :
- Kuptojnë rëndësinë dhe rolin e fjalës hyrëse në procesin gjyqësor.
- Përgatisin një fjalë hyrëse të strukturuar dhe të bazuar në fakte dhe prova.
- Zhvillojnë aftësi për të prezantuar argumente bindëse dhe logjike para gjykatës.
- Menaxhojnë situata të papritura që mund të lindin gjatë prezantimit të fjalës hyrëse.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Naim Abazi
10/11/2025
