Hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës

Fusha : Penale

Përshkrimi :

  • Ndjekja penale e rasteve të krimeve te luftës në mungesë; 
  • Provat rrethanore në vërtetimin e përgjegjësisë për rastet e krimeve të luftës; 
  • Korniza ligjore dhe praktike të procesit të marrjes së dëshmisë;
  • Sfidat specifike të marrjes së deklaratës së një dëshmitari në rastet e krimeve të luftës;
  • Rastet kur gjykata e ka vlerësuar një deklaratë të dëshmitarit; 
  • Korniza ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve;
  • Roli i viktimës në procedurat penale në Kosovë;
  • Reparacionet dhe kompensimi – kuadri ligjor dhe mundësitë praktike;
  • Balancimi i të drejtave të të pandehurit me ato të viktimës;
  • Praktika gjyqësore: Vendimet e Gjykatës Supreme dhe të Apelit të Kosovës;

Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë për rastet e krimeve të luftës (Mekanizmave Rezidual për Tribunalet Ndërkombëtare me seli në Hagë).

Objektivat :

  • Thellimi i njohurive mbi hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimeve të luftës;
  • Zgjerimi i njohurive mbi format e përgjegjësisë penale për krimet e luftës;
  • Trajtimi i përgjegjësisë komanduese si një formë specifike e përgjegjësisë penale;
  • Thellimi i njohurive mbi kornizën ligjore që rregullon hetimin dhe ndjekjen penale në mungesë për rastet e krimeve të luftës.
  • Thellimi i njohurive lidhur me rëndësinë e rolit të dëshmitarëve në rastet e krimeve të luftës;
  • Njohja e sfidave specifike që paraqiten gjatë marrjes së deklaratave;
  • Aplikimi i teknika të përshtatshme për marrjen e dëshmisë në përputhje me parimet e së drejtës penale dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare;
  • Të vlerësojnë rolin dhe të drejtat e viktimave gjatë procesit penal.
  • Të përdorin qasje të ndjeshme ndaj viktimave në rastet e ndjeshme, si dhuna seksuale gjatë luftës.

Të aplikojnë praktika konkrete për mbrojtjen e viktimave në proces, përfshirë masat e fshehtësisë, ndihmën psikologjike dhe përfaqësimin ligjor.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Ilir Morina,Atdhe Dema

28/04/2026 - 29/04/2026