Veprat e dhunës në familje: Përgjigja efektive e drejtësisë penale
Fusha : Penale
Përshkrimi :
- Përmbledhje të dispozitave përkatëse të Kodit Penal dhe Udhëzimeve dhe Politikave përkatëse të Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë, si dhe përkufizimet e reja në Ligjin për DhF, DhNG dhe DhBGJ.
- Dinamikën e dhunës në familje, kontrolli shtrëngues, cikli i fuqisë dhe kontrollit si dhe cikli i dhunës, stereotipet për viktimat dhe kryerësit e dhunës në familje;
- Trauma, dhuna në familje dhe faktorët e rrezikut, duke përfshirë dhunën pas ndarjes;
- Identifikimi i veprave penale të dhunës në familje, teknikave të intervistimit- çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë, mbledhja dhe vlerësimi i provave, ushtrimi i gjykimit të prokurorisë dhe përzgjedhja e akuzave,
- Luftimi i përdorimit diskriminues të rregullave të provave, sigurimi i marrjes së vendimit të duhur për dënimin e kryerësve të dhunës,
- Përfshirja e programeve të trajtimit të kryerësit të dhunës si pjesë e dënimit, dhe trajtimin e shkeljeve të urdhrit të mbrojtjes.
Objektivat :
- Ngritjen e kapaciteteve për t’i dhënë një përgjigje efektive rasteve të dhunës në familje;
- Artikulojnë dispozitat përkatëse të Kodit Penal dhe Udhëzimeve dhe Politikave përkatëse të Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë, si dhe përkufizimet e reja në Ligjin për DHNG, DHF dhe DHBGJ.
- Kuptojnë dinamikën e kontrollit dhe detyrimit dhe shkencën e traumës dhe efektet e traumës në të menduarit dhe sjelljen e viktimave;
- Përdorin teknika për të siguruar qasjen e përqendruar te viktima, të përgjegjshme ndaj gjinisë dhe llogaridhënies së kryesit të dhunës në ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të DHF-së, duke përfshirë balancimin e të drejtave të viktimës dhe të akuzuarit dhe në menaxhimin e viktimave ngurruese të DHF-së;
- Vlerësojnë rrezikun dhe mënyrën se si t'i përdorni ato në seancat e lirimit para gjykimit ose të marrin vendime për lirimin me kusht duke marrë parasysh sigurinë e viktimës.
- Sigurojnë hetim gjithëpërfshirës dhe mbledhje të të gjitha provave përkatëse;
- Zhvillojnë aftësitë për vlerësimin e saktë të provave (për prokurorët në ushtrimin e gjykimit prokurorial dhe përzgjedhjen e akuzave; për gjyqtarët, të inkorporojnë një perspektivë gjinore në fakt përcaktimin dhe zbatimin e ligjit vendor) duke u udhëhequr nga praktikat më të mira.
- Demonstrojnë kompetenca për zbatimin me ndjeshmëri gjinore të rregullave të provave në rastet e DHF-së.
- Kuptojnë nevojën për të siguruar dënime proporcionale dhe bindëse në rastet që përfshijnë DHF-në, përshtatshmërinë e aplikimit të rrethanat lehtësuese dhe rënduese, përdorimin e duhur të ndërhyrjes së kryesit të dhunës dhe/ose programeve të trajtimit si pjesë e dënimit, si dhe adresimin e çështjes së kompensimit për viktimën.
- Artikulojnë mënyra efektive për të reduktuar viktimizimin dytësor të viktimave të DHF-së.
- Demonstrojnë njohuri dhe aftësi në trajtimin e rasteve sfiduese të DHF-së.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Sulltan Dobraj,Shenaj Berisha
19/05/2026 - 20/05/2026
