Hetimet financiare, shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar
Fusha : Penale
Përshkrimi :
- Baza ligjore, vendore dhe ndërkombëtare për luftimin e pastrimit të parave, Hetimet financiare dhe veprat tjera të krimit të organizuar;
- Elementet e veprës penale pastrimi i parave;
- Fazat e pastrimit të parave;
- Hetimi dhe sigurimi i provave në rastet e Hetimeve financiare, shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar;
- Rast studimi nga praktika gjyqësore e Kosovës (Rasti NIKUMA);
- Rast studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ (Rasti Zuchen vs Nederland).
Objektivat :
- Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur më kualifikimin juridik te shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar;
- Dallojnë pastrimin e parasë të ndërlidhur me vepër penale tjetër dhe i pastrimin e parave si vepër penale e veçantë;
- Kryejnë hetime pro aktive penale dhe financiare sigurojnë prova të pranueshme që mbështesin aktakuzat e ngritura;
- Identifikojnë kanalet e komunikimit në nivel vendor dhe ndërkombëtar për të drejtuar hetimin në drejtimin e duhur;
- Zhvillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar jo formal dhe formal me agjencitë dhe institucionet relevante në hetimin finaciar, shpëlarja e parave dhe veprat tjera të krimit të organizuar;
- Identifikojnë sfidat që mund të hasen në sigurimin e informacionit në nivel ndërkombëtar dhe të jene në gjendje që të gjejnë zgjidhjen e mundshme;
- Shqiptojnë sanksione adekuate penale ndaj kryerësve të këtyre veprave penale.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Bashkim Hyseni,Kujtim Munishi,Arton Hajdari,Shkelzen Ibrahimi
02/09/2025 - 03/09/2025