
Standardet europiane: mbrojtja e reputacionit, shpifja dhe Paditë SLAPP
Më 20-21 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Chemonics financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Standardet evropiane: mbrojtja e reputacionit, shpifja dhe Paditë SLAPP”. Trajnuese e angazhuar është: znj. Flutura Kusari, eksperte.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të kapaciteteve për të trajtuar rastet që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar mes shpjegimeve teorike të ndryshimeve që sjellë ligji dhe pjesës praktike të përbërë nga ushtrimet.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 20-02-2025