𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐦𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈
Më 21 shkurt 2024, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu së bashku me Kryetarin e Gjykatës Supreme z. Fejzullah Rexhepi dhe ekspertin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. John P. Moran, kanë pritur në një takim të përbashkët trajnuesit e përkohshëm të Akademisë së Drejtësisë, të cilët janë përzgjedhur sipas procesit të fundit rekrutues të organizuar nga AD, gjatë dhjetorit të vitit 2023.
𝑸𝒆̈𝒍𝒍𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝒌𝒆̈𝒕𝒊𝒋 𝒕𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒊𝒔𝒉𝒊𝒏:
🔸Njoftimi i Trajnuesve të përkohshëm me Doracakun e ri për Trajner të zhvilluar nga Akademia e Drejtësisë; 🔸Mënyra e përzgjedhjes dhe angazhimit si Trajnues; 🔸Mënyra e kompensimit të Trajnuesve; 🔸Vlerësimi i performancës së Trajnuesve.
Pjesë e takimit ishin Trajnuesit e përkohshëm të Akademisë së Drejtësisë, sipas listës së miratuar nga Këshilli Drejtues i AD-së më 26 dhjetor 2023.
Postuar më: 21-02-2024