Takimi me përfaqësues të TAIEX dhe MPB - Departamenti për Siguri Publike
Me 31 maj 2024, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, priti në takim përfaqësues të MPB - Departamenti për Siguri Publike dhe ekipin e ekspertëve nga Instrumenti për asistencës teknike dhe shkëmbimi të informacionit të Komisionit Evropian - TAIEX
Qëllimi i takimit ishte:
- Vlerësimi i të arriturave të planit të përbashkët dhe diskutimi për marrëveshjen e re, e cila do të filloje të diskutohet në mes të vendit tonë dhe mekanizmave të BE si dhe
- Avancimi i bashkëpunimit në fushën e trajnimit me fokus në fushën e parandalimit, mbrojtjes, luftimit të kërcënimit të terrorizmit dhe reagimit ndaj sulmeve terroriste.
Pjesëmarrës ne takim ishin: Mr Waut Esm, Eksperte e lartë në Njësinë Belgge të Koordinimit për Analizën e Kërcënimeve, Belgjikë, Znj. Serena Gonzalez Clark, Hetuese Penale, Inteligjencë Financiare dhe Shërbime Hetimore (FIOD), Holandë, Z. Alessandro Lazari Fellow, Universiteti i Salentos, Itali.
Postuar më: 31-05-2024